Fotot nga paparazzi/ Arbër Çepani gjithmonë gati për “DWTS”, merr seriozisht angazhimin në spektaklin e kërcimit, nuk ndan nga vetja…

Nov 20, 2022 | 22:13
SHPËRNDAJE

Arbër Çepani e ka marrë shumë seriozisht angazhimin e tij te “Dancing With the Stars”.

arber cepani (4)

Ish-fituesi i “Big Brother 1” është ndër emrat më të pëlqyer në formatin e kërcimit dhe javë pas jave ai tregon edhe anën tjetër të tij, veç djaloshit që ishim mësuar të shikonim në të përditshmen tonë.

arber cepani (3)

Veç faktit që ka humbur disa kilogramë, Arbri duket se tashmë kërcimin e ka futur në stilin e tij të jetesës dhe gjithçka në ditën e tij orientohet rreth kësaj sfide të re për të. E tillë është edhe kjo pozë, e sjellë në redaksi nga paparaci ynë.

arber cepani (2)

Me stilin e tij, një miksim mes seriozes dhe sportives, Arbri mban me vete edhe çantën e stërvitjes. I pa shqetësuar për shkrepjen e fotografit tonë, sipërmarrësi është shfaqur i buzëqeshur, si për të treguar sa seriozisht e ka marrë këtë spektakël.

arber cepani (1)

Me xhins dhe atlete, Arbri kishte zgjedhur të mbante veshur një këmishë në ngjyrë portokalli, duke e thyer pak sportive në këtë look.

arber cepani3

Duket se sapo të përfundojë me angazhimet e ditës, ai do të vrapojë për një palestër, ku dhe do të mbledhë forcat për të dhënë më të mirën e tij në kërcim. Vitet e fundit në media është folur shpesh për jetën e tij private, por do të duhej pjesëmarrja e tij në “DWTS” për të zbuluar më shumë rreth lidhjes së tij të konsoliduar me ish-misin, Arnita Beqiri.

arber cepani4

Ish- fituesi i “Big Brother 1”, Arbër Çepani, ka folur për herë të parë në një intervistë televizive së bashku me partneren e tij. Teksa ishin të ftuar në “Goca dhe gra”, Arbri rrëfeu se si është njohur me ish-misin e Shqipërisë.

arber cepani2

“Në emisionin që unë prezantoja për tre vite, sa ika unë erdhi në regji Arnita”, tha me shaka ish-fituesi.

arber cepani3

Arbri, i cili është dhe një ndër konkurrentët e “Dancing With the Stars”, foli për eksperiencën e tij në spektaklin e kërcimit dhe u shpreh se e konsideron një angazhim të madh, por shumë të bukur.

arber cepani5

“‘DWTS’ fillimisht nuk e merr me aq seriozisht, se sa e merr që ditën e parë që shkel në këtë lloj emisioni, që është si emision i një artilerie të rëndë, për shkak të impenjimit shpirtëror, fizik. Që në momentin e parë që ti futesh, duhet patjetër ta çosh gjënë deri në fund. Është diçka që të merr kohë, por është një kohë shumë cilësore”, tregoi ai.

arber cepani7

Sakaq, partneres së biznesmenit iu drejtua dhe pyetja se si po e shikon këtë rrugëtim të ri të Arbrit.

arber cepani11

“Unë kam punuar në produksione të mëdha. Një produksion kërcimi e kam bërë për gjashtë vite. Ia njoh të gjitha dinamikat. Kur Arbrit i erdhi propozimi, i thanë vetëm një orë në ditë do merret me prova. I thashë një orë në ditë ta harrosh. Unë jam e mendimit që secili vendimet duhet t’i marrë vetë, të tjerët mbetet ta mbështesin. Arbri e kishte vërtetë shumë dëshirë dhe kam përshtypjen duket (qesh)”, thotë ish-miss Shqipëria.

arber cepani10

“Nuk do t’i vija notë. Mund të veçoj performancën që deri tani më ka pëlqyer më shumë, ishte ‘samba’, që kishte ardhur shumë bukur në skenë, koloriti, kërcimi, raporti i tyre ishte shumë i bukur. Këtë mund ta veçoj si këngën”, përfundoi ajo.

Arnita dhe Arbri janë prej vitesh në një histori dashurie dhe dashurinë e tyre e pasqyrojnë shpesh në rrjetet sociale.

arber cepani9 arber cepani1 arber cepani6 arber cepani3 arber cepani (5) arber cepani arnita beqiraj (10) arber cepani arnita beqiraj (9) arber cepani (7) arber cepani (8) arber cepani (9) arber cepani (6) arber cepani (3) arber cepani (2) arber cepani arnita beqiraj (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura