Fotot nga paparazi/ Spartak Braho dhuron librin e tij te kolegët dhe jep autografë në bordura

Nov 21, 2020 | 13:54
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho këtë të enjte në Parlament ka pasur një ditë të pazakontë.

Të gjithë deputetët kishin në duar librin e tij, ndërkohë që vetë “Baba Taku” ka dhënë autografë gjatë gjithë kohës.

Libri “Masakroni Servet Pëllumbin”, me autor deputetin Spartak Braho del së shpejti në qarkullim për lexuesit. Libri është një përmbledhje e publicistikës politike të autorit gjatë viteve 1991-2020.

Autori Spartak Braho evokon ngjarjet kryesore, që lidhen me zhvillimet politike brenda Partisë Socialiste, si dhe ato të vendit, i analizon ato me kujdes si dhe aktivitetin e liderëve kryesorë të saj, Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Namik Dokle, Ilir Meta etj.

/Panoramaplus.al

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura