Fotot nga paparazi/ Nuk zhgënjen Ylli Manjani, edhe kësaj here me stilin e një djali të ri

Aug 23, 2020 | 19:08
SHPËRNDAJE

Askush nuk çuditet më teksa shikon këtë stil veshjeje të Ylli Manjanit, i cili nuk ka fare lidhje me atë çfarë ai ka përfaqësuar deri pak kohë më parë, si dhe me faktin se është një personazh mjaft i njohur dhe mediatik.

Është shumë e vështrirë që ish-ministrin e Drejtësisë ta shikosh duke drejtuar një makinë luksoze apo të veshur me kostum e kollare.

Ai preferon veshje tejet të rehatshme, sportive dhe vazhdimisht mban një çantë shpine. Paparazzi ynë e ka fotografuar më parë duke i dhënë një biçiklete, me kapelë republike dhe si gjithmonë, me një çantë shpine.

Edhe këto ditë, Manjani ka preferuar të njëjtin stil, sportiv, me bluzë pambuku dhe pantallona të shkurtra. Nuk kanë munguar edhe reagimet e tij në media këto ditë, mbi zhvillimet e fundit politike në vend.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër ndaj ambasadorëve në vendin tonë, pas thirrjen së këtyre të fundit për arritjen e konsensusit për Reformën Zgjedhore.

Postimi i Manjanit

“Jam kurioz, këta ambasadorët që bëjnë si negociatorë për disa rreshta ligj zgjedhjesh, me çfarë i kërcënojnë palët këto kohë?! Zonja e Amerikës duhet të ndalë dhunën në vendin e vet si fillim. Presidenti i vendit të saj jeton në tunelin e sigurisë. Të jetë duke menduar për Reformën tonë Zgjedhore thua?! Zotëria i BE-së, që bën sikur po na hap rrugën për në organizatën që përfaqëson, sheh që vetëm po na shtohen kushtet. E mori detyrën kur kishin vetëm 5 prioritete, pastaj na u bënë 9 kushte, sot janë 15. Më duket se u shtua dhe halli i drogës, pra u bënë 16. Lëvizja e lirë, e paralizuar…”

/Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura