Fotot nga paparazi/ Nga Zaimina Vasjari te Eneida Tarifa e Hygerta Sako, si dukeshin disa nga personazhet e njohur në plazh 10 vite më parë

Aug 1, 2021 | 12:59
SHPËRNDAJE

Fotot dhe çdo gjë tjetër që dokumenton të shkuarën tonë, kanë një vlerë të paçmueshme. “Panorama Plus” ka kontributin e saj, sepse në vite ka krijuar një arkivë të pasur të personazheve publikë, më saktë që në vitin 2006 kur ajo nisi rrugëtimin e saj bashkë me gazetën “Panorama”.

ilva tare zaimina vasjari eneda tarifa1

Prandaj, ne kemi vendosur të publikojmë gjatë kësaj vere disa foto arkive, ku personazhe të politikës, gazetarisë apo showbizit, janë duke bërë pushime. Pothuajse gjithmonë zgjidhet deti dhe më specifikisht ai i jugut.

zaimina vasjari

Fotoja e Zaimina Vasjarit është bërë në vitin 2011, pra, 10 vite më parë. Në fakt, Zaimina nuk ishte me pushime, por po xhironte një klip, diku nga zona e Gjirit të Lalzit.

zaimina vasjari2

Paparazzi ynë e ka fotografuar teksa ajo nuk kishte rregulluar akoma flokët apo makeup-in, por si gjithmonë Zaimina duket shumë bukur.

zaimina vasjari1

Eneida Tarifa, që si Zaimina sot është nënë, asokohe shijonte pushimet si beqare, bashkë me shoqërinë e saj në Dhërmi. Në superformë atëherë dhe sot.

eneda tarifa

Vangjush Dako është fotografuar në Dhërmi rreth 6 vite më parë. Kur e publikuam në atë kohë, nënvizuam faktin se Dako kishte lënë Durrësin e superbetonuar, për të shijuar një plazh për së mbari, siç është Dhërmiu.

vangjush dako

Anjeza Maja është e bukura e çdo kohe. Kjo foto i përket e vitit 2010, në plazhin e Dhërmiut, bashkë me një shokun e saj, djali i ish-Presidentit Mejdani.

anjeza maja

Anjeza ka pasur gjithmonë një supertrup dhe në portret nuk ka ndryshuar asgjë, duke i rezistuar budallallëkut kolektiv për të bërë ndërhyrje në portret. Dhe vazhdon të duket kaq bukur dhe kaq e freskët.

anjeza maja1

Një nga gazetaret më të njohura të ekranit, Ilva Tare, pak javë më parë vendosi të largohet prej tij dhe t’i përkushtohet familjes.

ilva tare

Në këtë foto, ajo është në plazhet e Jugut, rreth 7 vite më parë. Në superformë si gjithmonë.

ilva tare2

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, është fotografuar nga paparazzi ynë në vitin 2012, në Qerret, ku me sa dimë kishte një banesë të tijën.

lulzim basha plazh

Asokohe Basha ishte ministër në qeverinë e Berishës. Në kolazhin e fotove të paparazzit, Basha shihet duke shpenzuar kohë me familjen e tij, me vajzat dhe bashkëshorten.

lulzim basha plazh4

Basha nuk ka ndryshuar aspak në vite, siç e shikoni edhe nga fotot.

lulzim basha plazh10

Hygerta Sako, një nga ish-miss-et e përjetshme shqiptare, ku bukuria është prezente edhe sot.

hygerta sako

Në këtë foto është 9 vite më parë, me vajzën që asokohe ishte akoma e vogël.

hygerta sako1

Po ta krahasojmë Hygertën në atë kohë me tani, padyshim që tani është më në formë, linjat i ka më të mira dhe në përgjithësi vijon të jetë një person plot energji, që e bën me shumë dëshirë punën e saj në ekran si drejtuese e një emisioni sportiv.

/Panoramaplus.al

hygerta sako2 zaimina vasjari3 anjeza maja2 eneda tarifa2 eneda tarifa3 eneda tarifa1 eneda tarifa5 eneda tarifa4 ilva tare1 ilva tare3 ilva tare4 ilva tare5 ilva tare6 lulzim basha plazh2 lulzim basha plazh3 lulzim basha plazh5 lulzim basha plazh6 lulzim basha plazh7 lulzim basha plazh8 lulzim basha plazh9 lulzim basha plazh11 vangjush dako1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura