Fotot nga paparazi/ Në ditën e parë të vendosjes së maskës me detyrim, këta janë deputetët që thyen urdhrin

Oct 18, 2020 | 19:16
SHPËRNDAJE

Këtë të enjte hyri në fuqi urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për të mbajtur me detyrim maskat edhe në rrugë.

Pa dyshim që deputetët duhej të ishin të parët, të cilët duhej të zbatonin këtë urdhër. Këtë të enjte ishte ditë Parlamenti, kështu që paparazzi ynë mundi të bëjë disa foto deputetësh.

Siç e shikoni edhe ju nga fotot, deputetët Sadri Abazi, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni janë në rrugë pa maska, ose të paktën ashtu ishin në momentin kur u bënë fotot.

Tashmë nuk ka asnjë hezitim për ta zbatuar këtë urdhër, madje policia ka filluar me aplikimin e gjobave.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura