Fotot nga paparazi/ Meshkujt e njohur që preferojnë kapele sportive gjatë përditshmërisë

Jul 25, 2021 | 20:14
SHPËRNDAJE

Jemi mësuar t’i shohim me veshje serioze dhe shpesh me kostume, por me sa duket edhe ata tundohen për nga komoditeti dhe rehatia dhe mezi presin të zhveshin kostumet e kollaret e të rehatohen me veshje komode.

olsi rama edi paloka kapele lefter koka

Por këta zotërinj që ne kemi zgjedhur në shkrim, kanë edhe një gjë tjetër të përbashkët, preferojnë të përdorin kapele sportive.

lefter koka2

Nëse për femrat kapelja është një mënyrë maskimi, sidomos nëse nuk kanë kohë për make up, për meshkujt e famshëm mund të jetë edhe një mënyrë për t’u njohur më pak dhe për të qenë më rehat.

lefter koka

Lefter Koka, deputet i LSI dikur e që tani ka kaluar me Partinë Socialiste, u fotografua nga papaprazzi ynë pak ditë më parë me këtë pamje.

lefter koka 1

Ai i ishte drejtuar drejt makinës së tij luksoze, ndërkohë që ishte veshur me tuta, atlete të kuqe dhe kapele të kuqe të kombinuara me atletet. Me të vërtetë gati nuk njihej fare.

lefter koka3

Po ashtu, Edi Paloka, deputet karriere dhe pjesë e Partisë Demokratike, është fotografuar në një bar, edhe ai me kapele sporti. Paloka u zgjodh edhe këtë herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

edi paloka

Dhe përzgjedhja e fundit është Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama dhe drejtori i ekipit të futbollit të Partizanit.

olsi rama

Rama mban pothujase gjithë kohës kapele, ndërkohë që vishet vazhdimisht sportiv, madje edhe në studio televizive ku flet për sportin, është në të njëjtën linjë me temat, shumë sport edhe në veshje.

/Panoramaplus.al

olsi rama edi paloka1 edi paloka2 edi paloka3 edi paloka4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura