Fotot nga paparazi/ Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi të pandarë, së bashku edhe në makinë

Nov 28, 2021 | 16:00
SHPËRNDAJE

Një nga fotot e shkrepura nga paparazzi ynë, gjatë kësaj të enjteje në Parlament, është edhe kjo e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj Partie, Gazmend Bardhi. 

gazmend bardhi lulzim basha4

Ata, pasi ka mbaruar seanca plenare, janë parë duke u futur në të njëtën makinë. Me siguri, ngjarjet e shumta që po ndodhin brenda Partisë Demokratike, kanë bërë që Basha dhe njeriu i tij më i afërt, Bardhi, të shfrytëzojnë edhe momentet në makinë për të folur me njëri-tjetrin.

gazmend bardhi lulzim basha3

Gazmend Bardhi është një nga njerëzit më aktivë brenda PDsë, i cili në media mbron me fantazëm linjën e Bashës dhe kundërshton hapur të gjithë aktivitetin e ish-Kryeministrit Sali Berisha me foltoret e tij nëpër Shqipëri, të nisura pasi SHBA e shpalli atë non grata.

gazmend bardhi lulzim basha gazmend bardhi lulzim basha1 gazmend bardhi lulzim basha2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura