Fotot nga paparazi/ Lefter Maliqi nuk do t’ia dijë, në Parlament pa maskë

Oct 24, 2020 | 22:49
SHPËRNDAJE

Ka më shumë se një javë që Ministria e Shëndetësisë ka dhënë urdhër të prerë, që në rrugë duhet të lëvizësh vetëm me maskë.

Siç e kemi parë edhe nga fotot e paparazzit, të enjten e kaluar në Parlament, deputetët në përgjithësi i kishin vendosur maskat.

Bënin përjashtim vetëm dy prej tyre, Kujtim Gjuzi dhe Albana Zeneli, të cilët u ndaluan nga policia në oborrin e Parlamentit për mosvendosje maske. Por edhe këtë të enjte, kishte ndonjë deputet që nuk e kishte vendosur maskën.

Njëri prej tyre ishte Lefter Maliqi, të cilin e fotografoi paparazzi ynë. Nuk e dimë nëse ka rënë në sy të Policisë apo ia ka hedhur edhe kësaj here.

/Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura