Fotot nga paparazi/ Landi Hysi dhe Rita Lati të apasionuar pas biçikletës

Jul 25, 2021 | 21:39
SHPËRNDAJE

Nëse do të lëviznin me makina luksoze, përsëri do të përbënin lajm për ne, sepse stili i jetës mes luksit, është sensacion më vete.

rita lati landi hysi

Por edhe teksa sheh një këngëtar të mirë dhe një aktore humori të famshme, të cilët kanë zgjedhur të lëvizin me biçikleta në kryeqytet, përsëri ky fakt të impresionon dhe përbën lajm.

landi hysi3

Landi Hysi, pjesë e grupit “West Side Familly”, përveçse si këngëtar, njihet dhe si një njeri i apasionaur pas sportit dhe pas jetës së shëndetshme.

landi hysi2

Dhe nëse flasim për jetën e shëndetshme dhe në lëvizje të vazhdueshme, biçikleta është pjesë e kësaj filozofie.

landi hysi1

Pra, asnjë surprizë apo habi të shohim Landin me biçikletë dhe jo të rehatuar brenda një makine.

landi hysi

Nga ana tjetër, kemi aktoren e karrierës, Rita Lati. Përveç faktit që Rita refuzon kategorikisht të plaket, ajo ka gjetur tashmë një mënyrë fantastike për të lëvizur në qytet.

rita lati3

Por në ndryshim nga Landi, Rita e ka biçikletën me kosh, ku sistemon qenushin e saj.

rita lati1

Në fakt, nuk janë të shpeshtë njerëzit e njohur që lëvizin me biçikleta, ndërkohë që trafiku i Tiranës është bërë shumë i rënduar dhe spostimi nga një vend në tjetrin, është sfidë më vete edhe kur bëhet fjalë për distanca të shkurtra. Komplimente Landit dhe Ritës për sportivitetin!

/Panoramaplus.al

rita lati2 rita lati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura