Fotot nga paparazi/ Heshtja e stërgjatur e Elio Hyskajt në Parlament, nuk është aspak flori

Sep 27, 2020 | 22:30
SHPËRNDAJE

Elio Hyskaj është një nga 12 deputetët të cilët rreth tre vite më parë mori mandatin për deputet të cilin e la një kolegu i tij, pasi u zgjodh Kryetar Bashkie.

Me një karrierë të hershme në politikë dhe i zgjedhur në krye të FRESH rreth katër vite më parë, me të drejtë kemi menduar se Elio do të ishte një nga deputetët më aktivë në seancën e Parlamentit.

Por jo vetëm si freshist i cili me artikulimin e tij duhej të frymëzonte rininë socialiste, por edhe si vëllai i moderatorit Turjan Hyskaj, ne e imagjinonim të gjallë dhe super aktiv në atë sallë.

Por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Instituti i Studimeve Politike, publikoi pak ditë më parë raportin e monitorimit të Parlamentit. Ajo që bie në sy është interesi i ulët për të marrë pjesë në diskutimin parlamentar të deputetëve që vijnë nga bota e biznesit, por dhe e disa ish-ministrave socialistë, të cilët, edhe pse janë aktivë në komisionet parlamentare, u mungojnë diskutimeve në seancën plenare.

Ndër 27 deputetët memecë, është renditur edhe Elio Hyskaj, i cili gjatë vitit 2020 nuk ka folur asnjë fjalë në sallën e Parlamentit.

/Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura