Fotot nga paparazi/ Ervin Bushati bën gjestin e veçantë në ditën kundër kancerit të gjirit

Oct 24, 2020 | 23:00
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ka bërë atë që asnjëri prej kolegëve të tij nuk e bënë.

Ai ka vendosur këtë të enjte në Parlament maskë me ngjyrë pink, për të kujtuar se 25 tetori është Dita Botërore kundër Kancerit të Gjirit.

Në përgjithësi në këto ditë, deputetët vendosin fjongo pink në xhaketë, por Bushati nuk është mjaftuar me fjongon, por ka vendosur edhe maskë pink, gjë që ka tërhequr mjaft vëmendjen.

Në këtë mënyrë, deputeti socialist ka sensibilizuar më shumë se kolegët e tij. Kujtojmë se kanceri i gjirit është një nga arsyet kryesore të vdekjeve, i dyti pas sëmundjeve kardiovaskulare në vendet e zhvilluara.

Fitimi i betejës kundër kancerit të gjirit, mund të arrihet vetëm me hulumtimet mjekësore, përditësimin dhe veçanërisht parandalimin. Sepse nuk duhet të harrojmë se parandalimi shpëton jetën!

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura