Fotot nga paparazi/ Deputetja Blerina Gjylameti shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë

Sep 20, 2020 | 20:18
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që po kërkonim të gjenim arsye se përse deputetja socialiste Blerina Gjylameti nuk ishte në formën e saj të zakonshme, shumë perfekte, na u desh të prisnim edhe disa javë për të mësuar pse-në.

Duke parë edhe fotot e shkrepura nga paparazzi ynë dy ditë më parë para Parlamentit, tashmë arsyeja është mëse e dukshme. Blerina Gjylameti është shtatzënë.

Deputetja ka edhe një djalë rreth 11 vjeç dhe mesa duket tani e ka vendosur që t’i japë një vëlla apo një motër. Nga fotot duket se zonja Gjylameti është në javët e fuindit të shtatzënisë dhe ky fakt nuk ia ka zbehur aspak hiret e saj femërore.

Deputetja Gjylameti ka gjetur përsëri stilin e duhur të një gruaje shtatzënë, për t’u dukur bukur edhe në këtë fazë. Kujtojmë se Blerina Gjylameti ka ndjekur studimet universitare dhe pasuniversitare në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Salernos, në Itali.

Aktualisht është në pritje të marrjes së titullit “Doktor i Shkencave” në “Menaxhimin Strategjik të Burimeve Njerëzore”.

Prej vitesh, pedagoge në Fakultetin Ekonomik, të Universitetit të Tiranës. Në prill 2016, Blerina u përzgjodh si sekretare e përgjithshme e Partisë Socialiste për koordinimin elektoral dhe më vonë kryetare e Partisë Socialiste në Tiranë.

Aktualisht është deputete e Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura