Fotot nga paparazi/ Besa Shahini vijon miqësinë me Lindita Nikollën, tashmë në pozita të barabarta si dy ish-ministre Arsimi

Sep 26, 2020 | 16:01
SHPËRNDAJE

Gjithmonë i kemi parë të shoqërohen së bashku. Edhe kur Besa Shahini, dikur zëvendëse e Lindita Nikollës, u bë Ministre e Arsimit duke i zënë vendin asaj, e cila kishte karrierë më të gjatë në politikë dhe në institucione.

Dukej se Nikolla nuk ka patur fare komplese dhe hatërmbetje për faktin se si një vajzë e re, vinte nga Kosova dhe pa ndonjë eksperiencë politike në Shqipëri, u bë menjëherë Ministre Arsimi.

Shoqëria mes dy zonjave ishte e përhershme. Ato shiheshin vazhdimisht në shoqërinë e njëra tjetrës, për gjatë gjithë kohës kur Shahini drejtonte Ministrinë e Arsimit.

Tani prej disa ditësh ajo nuk është më ministre, por vetëm deputete, por miqësia me Linditën vijon të mbetet ajo e përhershmja, tashmë në pozita të barabarta, si ishministe të së njëjtit insitucion.

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura