Fotot nga paparazi/ Arben Ahmetaj dhe Alket Hysenaj e tregojnë patriotizmin e tyre edhe në maska

Sep 13, 2020 | 20:45
SHPËRNDAJE

Tashmë u bënë disa muaj që për shkak të pandemisë së Covid-19, të gjithë janë të detyruar të përdorin maska, sidomos në ambientet e mbyllura të punës.

Të njëjtën gjë bëjnë edhe deputetët e ministrat në seancat parlamentare. Duke u bërë një aksesor i nevojshëm, mesa duket tani ka lindur ideja për t’i bërë ato pak më interesante.

P.sh., këtë të hënë në Parlament është shfaqur ministri Arben Ahmetaj dhe deputeti Alket Hysenaj me maska të zeza, me shqiponjën dykrenore.

Një gjetje interesante dhe që i shkon shumë punës që ata bëjnë.

/Panoramaplus.al

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura