FOTOT NGA PAPARACI/ Vera Grabocka na shokon me fotot e saj të fundit, format fizike që ia ka zili një vajzë e re

Jan 9, 2022 | 22:05
SHPËRNDAJE

Thonë që nuk është etike t’i përmendësh moshën zonjave, por në rastin e regjisores së famshme Vera Gabocka, nuk mund të rrimë pa e përmenduar sepse mosha dhe forma e saj nuk kanë pikë lidhje me njëra tjetrën.

vera grabocka

70 vjeç dhe në superformë fizike, me energji të jashtëzakonshme dhe me shumë produktivitet profesional, zonja Grabocka është një shembull frymëzimi për çdo grua. Ajo është fotografuar nga paparazzi ynë disa ditë më parë në shoqërinë e Popi Kolës.

vera grabocka1

Popi ka qenë një bashkëpunëtor i hershëm i Grabockës, në të gjitha projektet artistike që ajo ka bërë në televizion, por ai kaloi si menaxher me kohë të plotë të Arilena Arës që kur kjo e fundit fitoi X Faktor.

Por me sa duket ata rrinë dhe punojnë përsëri bashkë. Grabocka është parë me një palë xhinse shumë të ngushta që nxjerrin në pah më së miri formën fizike të saj dhe duket sikur vitet janë thjesht një numër, të cilat regjisorja e famshme i ka sfifuar në çdo gjë.

vera grabocka2

vera grabocka - Copy

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura