Fotot nga paparaci/ Fundjava e Elisa Spiropalit me vajzën e saj në qendrën tregtare

Oct 1, 2022 | 19:51
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Elisa Spiropali është ndër zonjat më sharmante në politikën tonë. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka treguar ndër vite se ka një stil shumë zyrtar, por gjithnjë duke ruajtur hijeshinë që e karakterizon.

Jashtë dyerve të parlamentit dhe duke kaluar një fundjavë të këndshme me fëmijët e saj, rrallë na ndodh që ta shikojmë ministren.

Paparaci i “Panoramaplus” ka fotografuar Spiropalin duke kaluar kohë me vajzën e saj Nalta dhe një mikeshë të sajën e cila gjithashtu ndodhej me fëmijët në kafene në një nga qendrat tregtare në Tiranë.

Mund ta quajmë si një takim mes mamash dhe vogëlusheve të tyre për të kaluar pak kohë larg politikës në fundjavë, duke iu përkushtuar familjes. Përveç vajzës, Elisa është dhe nënë e një djali dy vjeçar të cilin e ka pagëzuar me emrin Kren.

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura