FOTOT/ Nga njohja deri tek fejesa, Seldi Qalliu dhe e dashura e tij 11 vite më e re, na i thanë të gjitha

Sep 18, 2020 | 9:37
SHPËRNDAJE

Sindi Dhe Seldi Qalliu (2)Pak ditë më parë këngëtari i njohur, Seldi Qalliu, bëri publike romancën e re me një vajzë bukuroshe, e cila quhet Sindi Çela.

Lajmin e bukur e dha vetë këngëtari në 23-vjetorin e lindjes së Sindit, pasi publikoi një foto teksa putheshin në buzë nga festa e bukur që i kishte organizuar.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte unaza në gishtin e Sindit, e cila ngriti dyshime dhe na bëri të mendojmë nëse se çifti edhe mund t’i ketë dhënë fund beqarisë.

Ditën e djeshme, Sindi dhe Seldi dolën për herë të parë bashkë në publik.

Në një intervistë për “Ftesë në 5”, ata zbuluan se ishin njohur në një koncert në Itali më 14 shkurt dhe më pas gjërat kishin rrjedhur në mënyrë spontane, pa planifikime.

Sindi Dhe Seldi Qalliu (7)

Seldi madje u shpreh se kjo mund të kishte qenë dashuri me shikim të parë.

“Mendoj se ka qenë dashuri me shikim të parë, por edhe pse nuk e kam besuar shumë këtë gjë, mendoj se kështu ka qenë”,- tha ai.

Pasi kishin vetëm një javë që ishin njohur, Sindi zbuloi se Covid-19 i kishte “detyruar” të izoloheshin bashkë, duke nisur kështu bashkëjetesën. Kjo sipas tyre, i ka ndihmuar që ta njohin edhe më shumë njëri-tjetrin.

Sindi, e cila është 11 vite më e re se këngëtari, tashmë ndan çdo gjë me të.

“Gjërat erdhën shumë spontanisht. U takuam, na ecte muhabeti dhe mbi të gjitha jemi shumë shokë të ngushtë. Sa më ndodh diçka, personi i parë që marr në telefon është ai, më pas natyrisht është edhe i dashuri im”,- pranoi Sindi.

Sindi Dhe Seldi Qalliu (5)

Seldi madje shprehu edhe pakënaqësinë ndaj atyre që mediat kanë shkruar në lidhje me marrëdhënien e tij të re.

“Nuk kam dashur të përflitem për lidhjet dhe nuk më pëlqen të bëhet e madhe. Ata e bëjnë me fëmijë, fejesa, martesa,”- tha këngëtari.

Për më tepër, ai pranoi se lidhja me Sindin është shumë serioze dhe në hapat e duhur.

Ndërkohë, vajza në videoklipin e ri është pikërisht Sindi dhe sipas këngëtarit, kjo këngë i është dedikuar asaj. Ajo ishte përgatitur para disa vitesh, por njohja me modelen e bëri atë ta publikonte.

Sindi Dhe Seldi Qalliu (8) Sindi Dhe Seldi Qalliu (5) Sindi Dhe Seldi Qalliu (4) Sindi Dhe Seldi Qalliu (3) Sindi Dhe Seldi Qalliu (1) Sindi Dhe Seldi Qalliu (9)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura