FOTOT/ Nga Çurçilli me Stalinin te Kim Jongu, takimet që ndryshuan botën

May 2, 2018 | 21:37
SHPËRNDAJE

UVIL ZAJMI/ Miliona sy kanë qenë të mbërthyera në duart dhe fytyrat e tyre. Mjaftonte një vështrim, një buzëqeshje, një batutë, për të kuptuar se si do të ishte e ardhmja. E ardhmja e botës varej pikërisht në ato shtrëngime duarsh. Cilat janë takimet e famshme të udhëheqësve që ndryshuan historinë e botës?

Nga Rusvelt, Çurçill e Stalin te Kenedi-Krushov, Nikson-Mao Ce Dun, deri tek i fundit Kim Jong-un dhe Moon Jae-in. Cilat kanë qenë pasojat apo efektet e këtyre takimeve, historia e ka treguar më mirë.

Përmes fotografive vijnë disa prej këtyre takimeve historike, ku qëndrimet zyrtare janë ndërthurur me një lloj sjelljeje sportive në disa syresh. Që nga veshjet e Putinit dhe Bushit te hapi i hedhur përdore nga udhëheqësit e dy Koreve.

Rusvelt, Çurçill e Stalin

rusvelt

“Konferenca e Jaltës”, më e famshmja për takimin e tre “Big”-ëve u mbajt nga 4 deri 11 shkurt të vitit 1945, në Pallatin Mbretëror në Lidavija, 3km në perëndim të Jaltës në Krime, ende pa mbaruar Lufta e Dytë Botërore, në të cilën kryetarët politikë të shteteve kryesore aleate, morën disa vendime të rëndësishme, ndër të cilat për vazhdimësinë e marrëdhënieve politiko-diplomatike pas Luftës së Dytë dhe ndarjen e Europës dhe botës sipas influencave. Por, takimi i Jaltës njihet dhe si bashkëpunimi i fundit real midis tre gjigandëve fitues të Luftës së Dytë Botërore. Ky takim në dokumente është njohur me kodin sekret “Argonaut”. Tre protagonistët ishin: Dy aleatët perëndimorë, Presidentit Franklin Rusvelt të Shteteve të Bashkuara, Kryeministrit Uinston Çurçill të Mbretërisë së Bashkuar dhe Josif Stalin të Bashkimit Sovjetik.

Kenedi-Hrushov

kenedi

Në vitin 1959, Ricard Nikson, asokohe zv/President i SHBA-ve, i kalon pushimet në Bashkimin Sovjetik, njëkohësisht merr pjesë në përurimin e një ekspozitë të SHBA-ve në Moskë, ku më 24 korrik takon edhe Nikita Krushovin, i cili duke i shkëmbyer vizitën, në shtator niset për në SHBA, ku qëndron 13 ditë duke garantuar publikisht një bashkëpunim të gjatë dhe paqësor midis dy superfuqive. Ka filluar kështu një marrëdhënie e re midis BS dhe SHBA-së, duke mënjanuar Kinën e Mao Ce Dunit, me të cilën BS shkë- putet në vitin 1960. Kjo ishte hera e parë që një udhëheqës komunist sovjetik viziton Shtetet e Bashkuara. I famshëm është takimi në Austri, kur presidenti i sapozgjedhur amerikan John F. Kenedy 44-vjeçar u takua në ambasadën sovjetike në Vjenë në qershorin e vitit 1961 me kreun komunist sovjetik, Nikita Krushovin 67-vjeç.

Mao Ce Dun – Nikson

mao

Mbetet një ndër takimet më sensacionale të kohës, që ndryshoi politikën qeverisëse të bllokut të Lindjes. Takimi që zgjati një orë, nga 14.50 deri në 15.55 u zhvillua të hënën e 21 shkurtit 1972, në Rezidencën qeveritare në Pekin. Bashkë me kryetarin Mao Ce Dun ishte edhe Cu En Lai, ndërsa nga pala amerikane me Nikson qëndronte Henri Kisinger, këshilltari kryesor i tij. Ishte hera e parë që një drejtues shtetit amerikan i ftuar në Kinën Popullore, takonte udhëheqësin e saj. Gjatë bisedës, Mao do të shprehej se “Çështja e agresionit nga Shtetet e Bashkuara ose nga Kina është relativisht i vogël, mund të thuhet se kjo nuk është një çështje e rëndësishme, sepse nuk ekziston midis dy vendeve tona një situatë lufte”.

Bush dhe Putin

bush putin

Takimi i parë midis Presidentit të SHBA-ve George W.Bush dhe Presidentit rus Vladimir Putin u zhvillua më 16 qershor 2001, në Kranju, në veri të Sllovenisë. Ai u prit nga Kryeministri i atëhershëm i Sllovenisë, Janez Drnovšek dhe nga Presidenti i Sllovenisë Milan Kuèan. Bush dhe Putin diskutuan lidhur me çështjet politike, duke i dhënë mundësi një bashkëpunimi diplomatik në të ardhmen. Ky ishte udhëtimi i parë zyrtar i Bushit në Europë si President i SHBA-ve.

Regan – Gorbaçov

reagan-inftreaty-P

Nga pikëpamja e marrëdhënieve ndërkombëtare, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë e konsideruar e tillë nga raportet me Bashkimin Sovjetik, në gjysmën e dytë të viteve ’80, Regan u takua me Mikail Gorbaçov, duke arritur një marrëveshje historike në reduktimin e armëve atomike, duke hapur një epokë të re të paqes në botë. Është i njohur fjalimi i Regan, më 12 qershor 1987, para portës së Brandenburgut dhe thirrjes publike drejtuar Gorbaçovit: “Sekretari i Përgjithshëm Gorbaçov nëse do paqen, nëse kërkon prosperitet, nëse kërkon liberalizim për Bashkimin Sovjetik dhe Europën e Lindore: Eja nga kjo portë. Zoti Gorbaçov, hape këtë portë. Zoti Gorbaçov, zoti Gorbaçov rrëzoje këtë mur”.

Kastro dhe Obama

obama

Presidenti i SHBA-ve Barak Obama dhe homologu i tij kuban Raul Kastro u takuan më 21 mars 2016 dhe ajo ditë u konsiderua një “Nuevo dia” në marrëdhëniet midis dy shteteve e tyre. Dy orë zgjati takimi Kastro-Obama, i zhvilluar në Pallatin e Revolucionit në Havanë, qytetin e qeverisë komuniste, që sundoi në Kubë me regjimin e Fidel Kastros në vitin 1959. Obama ishte Presidenti i parë i SHBA-ve që vizitoi Kubën në 88 vjet.

Të premten, më 27 prill 2018, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, janë takuar në fshatin Panamuj, në kufirin midis dy Koreve. Një imazh simbolik për dy liderët që kalojnë linjën e demarkacionit të dy kufijve dhe më pas Kim Jong-un vendos një hap në Korenë e Jugut, duke u bërë udhëheqësi i parë që kalon kufirin, që nga lufta e dy Koreve, në vitin 1953.

Dialogu mes dy Koreve

Kim Jong Un: Jam shumë i nderuar t’ju takoj. Jam shumë i nderuar!

President Moon Jae-in: patët ndonjë vështirësi të vinit deri këtu?

Kim: Jo, asfare.

Moon: Është kënaqësi që ju takoj.

Kim: Në të vërtetë ndihem kaq i gëzuar për këtë takim historik. Jam i prekur që ju bëtë gjithë këtë rrugë për të më pritur në Kufirin ushtarak të Demarkacionit në Panmunjom.

Moon: Ishte vendimi juaj i guximshëm që na dha mundësi të vinim kaq larg.

Kim: Jo, jo aspak.

Moon: Ne shënuam një moment historik.

Kim: jam kaq i kënaqur që ju takoj!

Moon: A mundet të qëndroni në këtë anë?

Kim Jong Un eci përmes linjës së demarkacionit, ku udhëheqësit shtrënguan duart dhe pozuan për fotografët. Në një moment Kim ftoi Moon të qëndronte në Korenë e Jugut.

Moon: Do të vini në anën jugore kur unë të mund të vij në veri?

Kim: Ndoshta ky është momenti i duhur të hyni në territorin e Koresë së Veriut.

PANORAMA

Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura