FOTOT/ Në bazën e organizatorit të vrasjes së Devi Kasmit, shtëpia e veçuar me kamera e tunele

Feb 3, 2018 | 15:44
SHPËRNDAJE

Një zonë strategjike duket se është zgjedhur nga ana e Aurel Hoxhallarit, i shpallur në kërkim si organizatori i grupit që kreu vrasjen e Devi Kasmit, në Tiranë.

“News 24” ka qenë në këtë banesë, rrethuar një ditë më parë nga policia, brenda së cilës u gjet arsenal i madh armësh.

Banesa është në një zonë të izoluar, larg vëmendjes së njerëzve, nuk ka lidhje me banesa të tjera, ndërkohë që anash saj ka tunele, që përdoreshin nga Hoxhallari për fshehjen e armatimeve që përdoreshin për llogari të grupit kriminal.

Gazetarja e “News 24” bëri me dije se Hoxhallari, tashmë në kërkim nga policia ka edhe dy banesa të tjera. “Kjo banesë ka 5-6 vite që është ndërtuar, ndërkohë që ka të tjera në zona periferike, njërën në Yzbertisht dhe një tjetër te zona e Astirit”.

banesa5 banesa4 banesa3 banesa2 banesa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura