FOTOT/ Ndryshimet befasuese, shikoni si dukeshin VIP-at para disa vitesh kur s’kishte Instagram dhe filtra

May 22, 2020 | 19:48
SHPËRNDAJE

Me një arkivë të pasur falë fotografëve dhe paparazzëve të “Panorama Plus”, në këtë shkrim do ju sjellim foto të personazheve të famshëm, për të parë se si dukeshin ata 12 vite më parë.

I kemi ndjekur në aktivitete të ndryshme artistike, në jetë nate,apo në përditshmërinë e tyre.

Fotot janë të shkrepura pa mëndje, janë të papunuara,pra janë fotot më origjinale që mund të ekzistojnë. Gjithçka në funksion të mundësisë për të parë qartë se si dukej një personazh i caktuar, vite më parë.

xhemi plus

Xhemi Shehu kur ishte brune. Rreth 12 vite më parë, prezantuesja e “Portokalli”, ishte një brune shumë seksi dhe akoma nuk ishte bëre karrierën që ka sot. Në këtë foto ajo është në një event së bashku me bashkëshortin e saj, dhe duhet hënë se me kalimin e viteve,asgjë nuk ka ndryshuar në portretin e Xhemit, përveç flokëve të cilat janë një dëshirë e vetë Xhemit për t’i bërë bionde dhe mesa duket ajo e ka ndarë mendjen tashmë që kështu do të vazhdojë.

xhemi shehu 1 xhemi-shehu xhemi shehu5

Çiljeta Xhilaga në kulmin e ekstravagancës së flokëve platin! Çiljeta ka qenë bionde në atë kohë kur është bërë kjo foto, rreth 12 vite më parë. Por ajo nuk ka zënë asnjëherë rehat me flokët e saj. Një kameleon i mirëfilltë, ku lëviz nga flokët e zeza, të kuqe, të verdha dhe deri tek platin. Edhe gjatësia nuk ka qenë asnjëherë standarte. E kemi parë Çiljetën me flokë shumë të shkurtër,por edhe shumë të gjatë. Duket bukur në çdo version, duhet thënë.

ciljeta plus

ciljeta CILJETA CILJETA ciljeta4 ciljeta1

Greta Koçi dhe Eno Popi asnjë ndryshim në portret

Me shumë gjasa, Greta Koçi në këtë foto mund të ketë qenë me të vërtetë 16 vjeç, sepse fotoja është e rreth 12 viteve parë.

Por siç e shikoni edhe vetë,Greta është një nga këngëtaret që  nuk ka ndryshuar fare në pamje, por veçse është zbukuruar.

greta dhe eno plus

Mund të themi të njëjtën gjë edhe për moderatorin e njohur Eno Popi i cili është në këtë foto bashkë me Gretën, por Eno tashmë është bërë një moderator akoma më i famshëm.

greta-koci-16vjec13 greta koci greta-koci-16vjec12 greta-koci-16vjec1

Greta Koçi
Greta Koçi

Big Mama në kohën kur ishte mjaft big!Ka qenë me të vërtetë një surprizë prezantimi i publikut shqiptar me këngëtaren Big Mama, e cila vinte nga Maqedonia.

big mama plus

Këngëtarja që kishte marrë emrin artistik prej formave të saj, dallohej për tipin me mjaft humor dhe dukej sikur nuk e vriste mendjen për mbipeshën. Por koha kaloi dhe sot ajo është kthyer në një femër super seksi, forma të arritura jo pa sakrifica, por ama ia vlen. Ndërkohë le të çmallemi me Big Mamën në këtë foto, ndërkohë që  tani është bërë Small Mama.

bigmama bigmama big-mama_1518786908-2629982 bigmama-600x360 big mama Big-Mama-620x330

Turjan Hyskaj, djali Piter pan! Hyri në botën e televizionit si këngëtar, si pjesë grupit “Produkt 28”, kur rreth 15 vite më parë pëlqehej shumë nga të rinjtë. Por Turjani mesa duket kishte më shumë se kaq ambicie. Ai iu fut botës së televizionit duke ideuar dhe moderuar shumë programe artistike. Edhe sot vijon të punojë me të njëjtin intensitet. Në fakt për moshën që ka, duhet thënë se është bërë goxha burrë, por në fakt seç ka një gjë si fëminore prapë ky Turjani! /PANORAMA PLUS

turi plus

turjan-hyska_1527934149-8127682 turjan-hyska-002

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura