FOTOT/ Ndizet bodybuilding, për herë të parë bëjnë konkurrencë femrat

Oct 19, 2015 | 12:43
SHPËRNDAJE

“Kampionati Kombëtar Bodybuilding dhe Fitness 2015” ka pasur një kulm suksesi këtë vit dhe pa dyshim një pjesë e meritës shkon për femrat, të cilat kanë konkurruar për herë të parë. Ato ishin risia e këtij aktiviteti, në kategorinë “Woman Body Fitness” dhe “Woman Fitness Bikini”, të cilat u fituan respektivisht nga: vlonjatja Kristiana Sinanaj për “Woman Body Fitness”, vendi i dytë nga beratasja Ersiada Gremi për “Woman Fitness Bikini” dhe mbretëreshë u shpall Eranda Shuaipi nga Erseka.

Ky kampionat, ku për herë të parë garuan edhe bukuroshe, u zhvillua në sallën e koncerteve të Universitetit të Arteve në Tiranë, nga Federata Shqiptare e Bodybuilding dhe Fitness-it. Pasi u prezantuan legjendat dhe heronjtë botëror të këtij sporti, Federata kurorëzoi 29 sportistë në 18 kategori të moshave dhe peshave të ndryshme, meshkuj e femra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura