FOTOT/ Ndërtesa e vjetër në Itali e rrethuar me hekura për restaurim, Lubonja: Tregojani injorantëve tanë në Qeveri

Jul 5, 2018 | 19:12
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja, përmes disa fotove ka treguar sesi ruhen ndërtesat e vjetra në Itali, gjatë pritjes për t’u restauruar, duke shmangur shembjen e tyre.

“Tregojani injorantëve që kemi në qeveri se çfarë bën bota për të ruajtur nga shembja ndërtesat e vjetra. E ka rrethuar me hekura ne pritje të restaurimit.

Dhe nuk është ndonjë ndërtesë e ndonjë qyteti të njohur dhe as me ndonjë histori të veçantë. Është një ndër ndërtesat e vjetra në qendrën historike të qytetit Maratea, në Basilicata”, është shprehur Lubonja për “Panorama”.

e3458cfa-635b-4ab8-8968-e001cd8bbfbf a9fe930f-bca0-4e13-bbf8-8ad627c0fe51

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura