FOTOT/ Ndërprerje energjie në Tiranë, katër kabina të stakuara. OSHEE: Ja çfarë po ndodh

Jan 7, 2020 | 10:40
SHPËRNDAJE

oshee

Probleme me furnizimin me energji elektrike ne disa zona te Tiranes. OSHEE ben me dije se prej një ore eshte pa energji zona e “Vasil Shanto” në drejtim të Selitës.

Sipas OSHEE-se, 4 kabina jane të stakuara per shkak te nje defekti qe ka ndodhur në një pallat, i cili është ndërtuar mbi kabujt elektrikë. Behet fjale per nderimin prapa “Vasil Shantos”, pranë KESH-it.

oshee1

OSHEE njofton se punonjesit e saj jane duke punuar prane objektit ku kalon fideri 327 i Nst Selite.

“Po ashtu, në të gjithë Tiranën ka stakime nga 10-15 minuta për shkak të ngarkesës që kanë transformatorët në NST Qendër, Kashar dhe Selitë”- ben me dije OSHEE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura