FOTOT/ Ndahen çmimet “Vangjush Gambeta”, ja kush janë gazetarët që u vlerësuan sot

Nov 16, 2018 | 18:42
SHPËRNDAJE

Në një ceremoni të organizuar ditën e sotme në Hotel Tirana, ku të pranishëm ishin edhe Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruci, janë ndarë çmimet “Vangjush Gambeta”, dhënë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Çmimi “ Reporteri i Vitit 2018” shkoi për gazetaren e News24, Klodiana Lala për punën dhe këmbënguljen profesionale në raportimet e saj.

“Raportimi më i mirë i Vitit 2018”, këtë vit shkoi për gazetaren Anila Hoxha, e cila sikundër thuhet në certifikatën e cmimit, spikat përme raportimeve kurajoze.46445938_299968977512457_7460630365229547520_n

Për raportimin dhe hulumtimin më të mirë ekonomik në median audio vizive në Shqipëri, gazetarja e News24, Erjola Jata u nderua me cmimin “Vangjush Gambeta” .

Të njëjtin cmim, “Vangjush Gambeta” , shkoi edhe për gazetaren e gazetes Panorama, Dorina Azo si edhe për gazetarin Omer Xhaferri, për raportimin dhe hulumtimin më të mirë ekonomik në shypin e shkruar në Shqipëri e Maqedoni.

Gjatë kësaj ceremonie janë ndarë edhe çmimet e karrierës in memoriam,(pas vdekjes).

46354769_1127829997392008_1662096517567086592_n
WhatsApp-Image-2018-11-16-at-12.45.09-1 WhatsApp-Image-2018-11-16-at-12.45.07 WhatsApp-Image-2018-11-16-at-12.51.44 WhatsApp-Image-2018-11-16-at-12.45.08 WhatsApp-Image-2018-11-16-at-12.45.08-1 WhatsApp-Image-2018-11-16-at-12.45.09 WhatsApp-Image-2018-11-16-at-12.45.10

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura