FOTOT/ Mungesa e berberëve dhe “look”-u i ri, lojtarët e Liverpulit dhe Çelsit bëjnë xhiron e internetit me pamjet e tyre

May 21, 2020 | 12:42
SHPËRNDAJE

Për shkak të shpërthimit të Koronavirusit, janë pezulluar shumë aktivitete, teksa janë pezulluar edhe berberët të bëjnë punën e tyre.fir

Në këtë situatë, shumë njerëz janë detyruar të qethen vetë në shtëpitë e tyre, ose në të kundërt të rrisin flokët. Pikërisht këtë të fundit kanë bërë dy lojtarët e Liverpulit, Raberto Firminjo dhe Sadio Mane.

Këta të fundit janë fotografuar në qendrën stërvitore të Liverpulit ditën e djeshme, por vëmendjen menjëherë e ka marrë pamja e tyre, ku duket se rritja e flokëve i ka ndryshuar shumë.

mane

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me mesfushorin e Çelsit, Ngolo Kante, i cili është shfaqur në stërvitje me flokë të gjata, ndonëse nuk e kemi parë asnjëherë ashtu.

kante

Kaq ka mjaftuar që fotot e këtyre futbollistëve të nisin të qarkullojnë në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as talljet.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura