VIDEO/ Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ahmetaj, betohet te Presidenti. Meta i dorëzon dekretin

Dec 20, 2019 | 10:13
SHPËRNDAJE

Ministri i ri i kabinetit Rama, Arben Ahmetaj eshte betuar sot te Presidenti i Republikes, Ilir Meta.

hmetaj

Ceremonia e betimit te Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj u be paraditen e sotme ne Presidence.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”

ahmetaj1

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi Ministrit Ahmetaj suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura