FOTOT/ Meta, Bode dhe Olsi Rama ndjekin Partizani-Skënderbeu

Mar 14, 2016 | 22:30
SHPËRNDAJE

Kryendeshja e Javës së 26-të e Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Skënderbeut (1-1), u ndoq me interes jo vetëm nga tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit, por edhe nga përfaqësues të tjerë nga bota e sportit dhe e politikës.

Pak kohë pasi filloi ndeshja në “Qemal Stafa”, kamerat fiksuan në tribun VIP kreun e Kuvendit, Ilir Meta, duke diskutuar me presidentin e Partizanit, Gaz Demi.

Jashtë objektivit nuk mbeti as presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj. Përkrah tij ndodhej ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, aktualisht, deputet i Partisë Demokratike.

Gjithashtu në këtë tribunë ishte dhe vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura