Lionel Mesi ka fituar për herë të pestë Topin e Artë duke mundur në finale Kristiano Ronaldon dhe Nejmar.
“Është një moment special. Është më shumë sesa çdo gjë që kam ëndërruar kur isha fëmijë”, tha Mesi.
Argjentinasi mori 41.33% të votave, Ronaldo 27.76 dhe Nejmar vetëm 7.86% nga votat e trajnerëve, kapitenëve të ekipeve kombëtare dhe gazetarëve.
Si trajneri më i mirë i vitit 2015 u shpall Luin Enrike i Barcelonës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al