FOTOT/ Merr zgjidhje problemi i ujit për banorët e dy lagjeve në kryeqytet

May 23, 2018 | 21:40
SHPËRNDAJE

Dy lagje të tjera në Tiranë i kanë dhënë fund problemeve me ujin e pijshëm. Falë ndërhyrjeve që janë bërë në rrjetin e shpërndarjes, banorët që jetojnë në rrugën “Fortuzi” në Njësinë 9 dhe ata që banojnë në rrugën “Pjetër Dungu” në Njësinë 4 në Kinostudio do të kenë furnizim më të mirë dhe më cilësor me ujë.

33060906_10214239844543567_6252101167422111744_n

Bashkia e Tiranës ka përfunduar në të dyja këto lagje shtrirjen e një rrjeti të ri shpërndarje të ujit, i cili do të shmangë të gjitha problematikat e hasura deri më tani dhe që vinin për shkak të rrjetit të vjetër dhe të amortizuar.

Në rrugën “Fortuzi” ka përfunduar investimi në rrjetin e kanalizimeve, çka do të eliminojë problemet me furnizimin dhe cilësinë e ujit që vinin për shkak të rrjetit të amortizuar. Ndërkohë që në rrugën “Pjetër Dungu” përfunduan lidhjet e reja me rrjetin e ujësjellësit pas investimit të kryer në linjën kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm.

UKT po punon paralelisht në investimet në linjat kryesore të transmetimit dhe në përmirësimin e rrjeteve të shpërndarjes nëpër lagje.

33207445_10214239843943552_7175882327086596096_n 33528405_10214239844263560_6869068542273126400_n 33298269_10214239844143557_5456535351457742848_n 33207277_10214239844103556_655006813564960768_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura