Fotot/ Me veshje të shtrenjta dhe elegante, kush ishin deputetët që tërhoqën vëmendjen në Kuvend

Nov 18, 2018 | 21:24
SHPËRNDAJE

Si gjithmonë vëmendja jonë shkon te pamja e jashtme e deputetëve dhe ministrave.

Tani që e djathta nuk është në Parlament, më shumë vend në këtë rubrikë zënë të majtët, të cilët, duhet thënë, që kur vjen puna për pamjen e jashtme nuk kursehen. Disa prej tyre kanë edhe dëshirën të spikasin.

Shembulli më tipik është ai i Fate Velajt, i cili dhuron spektakël me veshjen e tij. Ai pëlqen ngjyrat, kombinimet edhe nga ato më të çuditshmet dhe kësaj here dukej mjaft mirë.

Rerem Lala bie në sy për luksin, i cili nuk ka se si të mos jetë edhe i bukur. E veshur kuq e zi, Remja ka sjellë atmosferën e festave të fundnëntorit.

Por supriza ishte Mimi Kodheli. Nga ngjyrat formale, këtë radhë kishte bërë një kapërcim interesant duke veshur një xhaketë ngjyrë rozë. Super!

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura