FOTOT/ Më të dashuruar se kurrë, të kapur për dore Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj nuk e fshehin më romancën

May 27, 2020 | 13:46
SHPËRNDAJE

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Këngëtarja dhe aktori u përfolën për një ndarje por ata kanë konfirmuar se janë bashkë dhe më të lumtur se kurrë.

Madje ata nuk e fshehin më romancën e tyre. Në një video të publikuar nga balerina e njohur Isida Mollaymeri, çifti shihen të kapur për dore dhe të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Nga Borshi me dashuri”- shkruhet në video.

Pak ditë më parë, Jonida bëri edhe një tatuazh që mendohet se ia dedikoi Romeos.

“Dashuri dhe urrejtje”- ishin fjalët që këngëtarja “gdhendi” në krahun e saj.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura