FOTOT/ “Më shkatërroi familjen, marrtë nga jeta atë që meriton”- Fjolla Morina i mori bashkëshortin, reagon ish-gruaja e biznesmenit

Oct 21, 2020 | 14:32
SHPËRNDAJE

Fjolla Morina kohët e fundit është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të telashe me drejtësinë, pasi u kap në kufi me dy armë, si edhe jetës së saj personale.

Teksa po qëndron në arrest shtëpi, këngëtarja mori propozimin për martesë nga biznesmeni Fisnik Syla, i cili e shoqëronte në makinë në momentin që u arrestua.

Fillimisht Fjolla Morina e mohoi lidhjen me biznesmenin, por mbrëmjen e djeshme i befasoi të gjithë kur publikoi një foto krah tij duke zbuluar se ishte ai mashkulli misterioz që i rrëmbeu zemrën.

“Thonë që “ Në dashuri fiton kush ikën”. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua?”- shkroi ajo.

Por portali nzoom.bizz ka zbuluar se biznesmeni ka qenë i martuar dhe është baba i dy fëmijëve.

Madje ish-gruaja e tij mban ende foto të Fisnik Sylës dhe fëmijëve në rrjetet sociale.

Sipas nzoom.bizz disa prej imazheve janë të muajit gusht, periudhë kur thuhet se Fjolla Morina nisi lidhjen me biznesmenin.

Gjithashtu raporton se bashkëshortja e tij pohoi faktin që Fjolla Morina i prishi familjen dhe sipas saj martesa e tyre zgjati 10 vite duke u përfunduar për shkak të lidhjes së Fisnik Sylës me këngëtaren.

“Atyre që deshën shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë,”- tha mes tjerash ajo, duke shtuar se “njeriu qenka më i fortë se guri”.

Ish-gruaja e biznesmenit theksoi se kjo fatkeqësi iu është shkaktuar nga Fjolla Morina dhe se ajo do marrë dënimin e merituar.

Pas arrestimit në kufirin e Morinës, GSH raportoi se ishte pikërisht Fisnik Syla personi që i mundësonte jetën luksoze këngëtares, si edhe i bëri dhuratë një Audi Q7 disa ditë para ngjarjes.

Por pas këtyre lajmeve, ajo reagoi në rrjetet sociale duke thënë se nuk kishte lidhje intime mes saj dhe Fisnik Sylës, duke shtuar se po “shkatërrohet familja e një njeriu, që nuk e meriton”.

Nëna e dy vajzave kërkoi që të “mos futeshin në valle njerëz familjarë” duke theksuar se fajet e saj do i marrë vetë mbi sup.

Ajo u shpreh se të gjithë bëjnë gabime në jetë. Ndërsa u kërkoi atyre që i drejtojnë gishtin, fillimisht të numërojë gabimet e veta.

fjolla morina (1)

‘E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një fare pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë që të numëroni gabimet tuaja nganjëherë.

Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjera që dhe unë si dija…Por të shkruani me emër dhe mbiemër dike i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë ‘show’.

Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë,”– shkroi Fjolla Morina.

/Panoramaplus.al

fjolla morina

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura