FOTOT/ Mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani ndahet nga i dashuri italian pas 6 muajsh dhe u rikthehet pozave hot si beqare

Jan 18, 2021 | 9:30
SHPËRNDAJE

Modelja nga Durrësi, Beniada Nishani, është ndarë nga i dashuri italian, vetëm 6-muaj pasi e prezantoi publikisht.

Mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani ndau me ndjekësit verën e kaluar, foto e video duke shkëmbyer puthje në buzë me partnerin, ndërkohë që nuk kurseu spektaklin e pozave topless pranë tij.

Beniada dhe partneri po kalonin një verë të bukur romantike, duke pushuar nga Capri i Italisë deri në Ibiza të Spanjës. Miqtë e komplimentuan çiftin, pasi dukeshin shumë bukur pranë njëri-tjetrit, por lidhja më shpejt mbaroi se filloi.

Shkak janë bërë disa mosmarrëveshje për shkak të xhelozisë, duke qenë se si njeri dhe tjetri janë të ekspozuar në rrjetet sociale dhe marrin shumë ngacmime. E direkt pas ndarjes, Beniada u është rikthyer pozave hot si beqare, mes të cilave bën përshtypje njëra ku shfaqet pothuaj nudo.

Beniada ka një karrierë të suksesshme në Itali, ndërkohë që tërhoqi vëmendjen vitin e klaur gjatë izolimit me postimet “hot” nga karantina e saj. Publikimet e saj në “Instagram” ishin vërtet provokuese. Ajo e niste ditën në izolim me bikini, duke dalë në oborrin e shtëpisë dhe e mbyllte me zhveshjet nudo në pishinë.

Dihet që Beniada ka tërhequr shpesh vëmendjen e fotografëve BIG dhe regjisorëve në kinemanë italiane këto kohët e fundit. Verën e 2019-ës, Beniada pushoi në Sardenja me mikeshën e saj, Ines Trocchia. Pas fotove topless në qiell të hapur në Milano dhe pasi forcuan miqësinë me bashkëjetesë, ato realizuan disa foto provokuese.

Beniada bëri përshtypje me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”, por u komentua më së shumti si mbesa e bukur e ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicien për të fituar role protagonisteje në kinema.

Për fotot e komentuara me veshje intime në një ambient të hapur publik në një qytet të Italisë, Beniada deklaroi: “Fotot e para artistike bashkë i realizuam në Acme të Milanos, qendër e njohur arkitektonike. Sa për fotot, kjo është e natyrshme për ne modelet. Modele të famshme dhe aktorë të njohur kanë bërë foto apo filma, ku janë shfaqur plotësisht lakuriq dhe janë ngritur në majën e suksesit pas tyre, pra janë bërë mjaft popullore si Sofia Loren apo Kate Moss. Dua të them se vulgariteti nuk vjen nga pozat nudo. Mua mund të më vënë në siklet shumë gjëra të tjera, por jo të dal topless”, duke përligjur kështu të gjitha rastet kur preferon të fotografohet pa veshje në trup.

Për faktin se është komentuar si modelja interesante dhe mbesa e Bujar Nishanit, lind pyetja: A ka ambicie politike dhe si do të jetë e ardhmja e saj?

“Unë jam person shumë kurioz dhe e ndjeshme nga natyra, në kuptimin që dua të di në çdo kohë se çfarë ndodh në botë. Në moshën e adoleshencës kam qenë vullnetare në kishë dhe misioni im ishte për të ndihmuar familjet dhe fëmijët e varfër. Gjithmonë kam kërkuar të shkoj në vendet më pak të zhvilluara të botës e për të ndihmuar njerëzit me më pak fat se vetja. Ky është një nga qëllimet e mia të shumta. Në këtë aspekt, mendoj se politika e vërtetë është kjo. Përveç kësaj, për mendimin tim, pas një politikani të madh qëndron gjithmonë një grua e madhe”, shkruan ajo.

Pyetjes se cili është burri i ëndrrave, ajo i përgjigjet: “Burri i ëndrrave të mia? Me siguri ai duhet të jetë i arsimuar dhe shumë i këndshëm, pra të dijë të më bëjë të qesh. Një njeri që duhet të jetë patjetër i sjellshëm, i sinqertë, me virtyte njerëzore dhe që vlerëson familjen”.

Ndërsa se çfarë nuk do të falte në një lidhje dashurie, ajo thotë: “Raporti nuk e pranon mungesën e sinqeritetit dhe tradhtisë. Këto gjëra nuk mund t’i konceptoj. Unë do të doja që të kem një familje me vlerat e së kaluarës. Edhe pse sot shumë të rinj ndalojnë te pamja, gjë që i pengon të shkojnë përtej asaj që ata e shohin. Kështu që, të qenit një grua e bukur, shpesh është një handikap në vetvete”.

Para ca kohësh, Beniada postoi një foto me Belen Rodriguez, ku, me sa duket, përveç miqësisë fshihej edhe një bashkëpunim. Po kush është Beniada Nishani (Jakic)?

Ajo është konsideruar si një yll i ri në showbizz-in italian, jo vetëm si modele, por edhe si showgirl. E lindur në Durrës në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali, 29-vjeçarja spikat si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të “Mediasset”.

Fotot e saj ku shfaqej sensuale bënë shumë bujë pas deklaratës për “Panorama Plus” se është mbesa e Presidentit Bujar Nishani. Për Vitin e Ri 2017 ishte protagoniste e kalendarit të Enrico Ricciardi-t, fotograf i famshëm nga Milano, që ka zbuluar disa showgirl-e të njohura në Itali, nga Nina Moric e deri te Belen Rodriguez.

Pjesëmarrja e Beniadës si fotomodele e kalendarit të Ricciardi-t erdhi pas eksperiencave të saj në “Catalogo di Moda” për Marino Fabiani, pjesë e koleksionit 2017, si dhe një tjetër projekti si fotomodele në Milano.

Sa i përket jetës private, ajo deklaroi se ishte në një lidhje që dominohej nga xhelozia, ndërkohë që nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin djalë që shihni në foto, apo kjo është një histori krejtësisht e re në jetën e saj. Gjithsesi, le të presim postimin e saj të radhë.

/Panoramaplus.al

        

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura