FOTOT/ Makthi i plazhistëve, bllokohen në rrugën Orikum-Vlorë

Jul 24, 2016 | 21:53
SHPËRNDAJE

Plazhistët që shijojnë jugun e vendit po përballen me makthin e rrugës, si në ikje, ashtu dhe në kthim.13817066_579776225544104_1345302620_n

Shkak është bërë trafiku i rënduar, i krijuar në fakt që prej nisjes së sezonit. Si pasojë e ngushtimit të aksit përgjatë Lungomares, i cili lejon vetëm një kalim dhe fluksit të pushuesve, radha e makinave shkon nga Orikumi deri në Vlorë.13819634_579776212210772_2096299976_n

Dëshmitarë tregojnë për “Panorama” se prej 2 orësh kanë mbetur në afërsi të Radhimës dhe nuk po lëvizet asnjë metër. Mes vargut të panumërt të mjeteve që po tentojnë të hyjnë në Vlorë ndodhet edhe një autoambulancë, e cila nuk mundet të mbërrijë në spital.13838416_579777838877276_1251971804_o

Për udhëtarët, pushimet jo vetëm të fundjavës, por edhe gjatë ditëve të tjera të javës janë shndërruar në një tmerr të vërtetë, i cili nuk dihet se kur do të përfundojë.13816985_579776215544105_763772567_n 13817329_579776208877439_278296211_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura