FOTOT/ Makina e deputetit Rakipi pas aksidentit, ku humbi jetën 53-vjeçari

Aug 12, 2017 | 11:07
SHPËRNDAJE

Pas akaidentit qe ndodhi rreth orës 04:41, kur deputeti i PDIU-se, Aqif Rakipi perplasi me makinen e tij nje 53-vjecar në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, dalin pamjet e para te automjetit qe shkaktoi aksidentin.

Aksidenti ndodhi në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, konkretisht përballë me Tregun ushqimor ka ndodhur një aksident automobilistik.

Fotot e vendit te ngjarjes dhe te makines se deputetit i ka siguruar “Panorama”.

dep1log deplog

 

“Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51 minuta, Komisariati i Policise nr.2 ka njoftuar që në këtë Komisariat është paraqitur shtetasi A. R., me automjetin e tij, tip Mercedes (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorozohej në Komisariat”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura