FOTOT/ Lamtumirë në dhe të huaj! Mikesha e ngushtë e aktores së ndjerë: Telefonata pak ditë para se të merrja lajmin

Nov 6, 2019 | 13:44
SHPËRNDAJE

74494137_2374048046025844_3118787499808260096_n

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Shpresa Bërdëllima, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë, u përcoll për në banesën e fundit dy ditë më parë, dhe homazhet në nder të saj u zhvilluan në Bruksel, ku ajo jetonte prej kohësh.

Në lamtumirën e fundit për aktoren morën pjesë familjarë dhe shumë shqiptarë, miq të saj dhe të familjes.

v1-1

Bërdëllima, e cila vuante prej dy vitesh nga një sëmundje e rëndë, ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare.

Shpresa nuk pati një karrierë të gjatë në kinematografi, por ishte padyshim një nga aktoret më të suksesshme, e cila la gjurmë të arta me rolet e saj më të spikatura. Për të folur më shumë për të, në studion e emisionit të Rudina Magjistarit diten e djeshme ka qenë dirigjentja e mirënjohur Suzana Turku, e cila prej shumë vitesh ruante një miqësi të fortë me Shpresa Bërdëllimën.

auto_77CA6C18-1285-4F0D-8599-1846DACAEC6F-600x3001573031679

Shpresa Bërdëllima u bë e njohur me disa role si Maria Gajtani tek filmi “Vajzat me kordele të kuqe”, Asimeja tek filmi “Përtej mureve të gurta”, Liza tek filmi “Kur hapen dyert e jetës”, Zana në filmin “Kur ndahesh nga shokët”, Mirela tek telekomedia me të njëjtin emër. Në filma të tjerë ajo ka pasur role episodike, si për shembull Keti tek “Flutura në kabinën time”, Vali tek “Era e ngrohtë e thellësive”. Shpresa jetonte prej vitesh në Belgjikë, ishte e martuar me Arian Milukën dhe kishte tre fëmijë.

“Bashkëshorti i saj, Arjan Miluka ka qenjë një krah i fortë i Shpresës edhe në sëmundjen e saj. Ai me dashurinë e tij, me përkujdesjen e tij ia ka lehtësuar dhimbjen që ka pasur Shpresa. Se ajo kishte shumë vite që ishte sëmurë. Ishte prkur nga kanceri në gji. Dhe unë nuk e harroj sa ishte operuar, kishte bërë kemio dhe vjen në Shqipëri.
Shpresa me Arjanin, pavarësisht se jetojnë në Belgjikë janë shumë të lidhur me Shqipërinë në tre muajt e verës vinin në një shtëpi në plazh e prisnin miq që i duan. Unë isha cdo vit që kanë ardhur. Dashurinë për atdheun ja kanë ushqyer edhe fëmijëve. Herën e fundit që jam takuar vjet, se nuk erdhi sivjet se ishte e sëmurë, e shoqëronte e bija, se Shpresa nuk ishte mirë. Ka qenë me fat nga kjo anë, për dashurinë që ka marrë në familjen e prindërve, që krijoi dhe nga komuniteti i artistëve”, tha Suzana.

Hera e fundit që e ka takuar Shpresën:

“Vjet kur erdhi në plazh me familjen. Hera e fundit kam folur kur ishte në spital para se të ndërronte jetë dhe para një jave më bie telefoni. Ishte Arjan Miluka. Më tha që Shpresa është shtruar. Mos i thashë, përsëri? Ishte entuziaste, fola e donte shumë jetën. I thashë hajde se do ta kalosh, por më tha Arjani që nuk është mirë.

Më pas më mori Arjani më tha Zana do të jap një lajm të keq. Mos i thash…”

Shpresa ka qenë shumë e bukur me një bukuri natyrale. Ajo ka qenë një aktore dhe artiste që është vlerësuar shumë nga komuniteti i artistëve. Unë për vete e kam admiruar Shpresën dhe besoj se gjithë brezi im e kanë njohur dhe e kanë dashur shumë Shpresën. Por kjo është e keqja e Shqipërisë, është harresa. Presim që njerëzit të vdesin, më falni, dhe ne t’i kujtojmë. Jo vetëm Shpresa por edhe shumë artistë të tjerë kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme, nuk kujtohen fare”.

v2-1

Suzana Turku është dirigjente e njohur dhe mban titullin “Artiste e Merituar”. Është njohur me Shpresën kur kanë qenë studente dhe Suzana njeh mirë edhe familjarët e Shpresës, bashkëshortin dhe motrën e saj, me të cilën ka punuar në Opera.

1544514_634849423243349_992688421_n

Ajo është padyshim një nga emrat e mëdhenj të kinematografisë shqiptare. Jam mikeshë me familjen e saj prej shumë e shumë vitesh, që kur kemi qenë vajza të reja. Shpresa ka qenë një nga aktoret që e ka dashur shumë profesionin e saj, e ka bërë me shumë përkushtim, me shumë zemër, me shumë profesion deri sa ka arritur të krijojë figura që janë të paharruara”.

shpresa berdellima

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura