FOTOT/ Ky është çifti që u vetëhelmua në Librazhd pak ditë pas dasme, 19-vjeçarja nuk ia doli dot…ja çfarë shkruanin në FB

Dec 13, 2019 | 10:44
SHPËRNDAJE

78323576_780291645772482_3850047128386666496_o

Familja Hajdari në Librazhd është goditur rëndë sot nga lajmi se ka humbur nusen e cila kishte vetëm 5 ditë që kishte hyrë në atë shtëpi si bashkëshortja e djalit, Olsian Hajdarit i cili tani ndodhet në luftë me jetën në spitalin e qytetit, por ka humbur gruan.

Rezarta Hajdari, vetëm 19 vjeçe humbi jetën sot para se të mbërrinte në spital, ku mjekëve nuk u kishte mbetur më asgjë për të bërë, ndërsa po përpiqen të mbajnë gjallë bashkëshortin e saj, 27 vjeçarin.

cifti3

Çifti i sapomartuar, nuk kishte mundur as të hidhte më shumë se 2 foto në rrjetet sociale, e për shkaqe që janë ende të paqarta për policinë, ata kanë tentuar t’i japin fund jetës duke u vetëhelmuar. Rezarta nuk ia doli dot!

Nga postimet e tyre në rrjetet sociale, duket që çifti ishin të dashuruar dhe i kushtonin deklarata dashurie njëri-tjetrit.

Policia ka reaguar me nje informacion paraprak ku thotë se 19 vjeçarja ka mbërritur pa shenja jetë në spital.

cifti-hajdari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura