FOTOT/ Kush janë dy të arrestuarit për eksplozivin në makinën e Sulit

Feb 14, 2016 | 7:24
SHPËRNDAJE

te-arrestuarit-Kristali-800x449

Dy të ndaluar për eksplozivin e vendosur në makinën e biznesmenit Nuredin Suli, në parkingun e një qendre tregtare. Policia e Tiranës njoftoi mbrëmë se ka vënë në pranga dy persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me këtë atentat që nuk u realizua, pasi lënda plasëse ra nga mjeti i Sulit.

Edhe pse nuk janë konsideruar autorët që e vunë eksplozivin e telekomanduar poshtë “Benz”-it të biznesmenit, policia dyshon se Julian Hamollari, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Musa Çerpja, 53 vjeç, banues po në Tiranë, kanë lidhje me ngjarjen e rëndë.

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen të kenë lidhje me ngjarjen e datës 09.02.2016, ndodhur në “Qendrën Kristal”, ku është tentuar të vritet me lëndë eksplozive shtetasi Nuredin Suli”, bëri të ditur Policia e kryeqytetit, e cila po heton për zbardhjen e motiveve dhe personave që deshën eliminimin e biznesmenit.

“TvKlan” ka publikuar fotot e dy të arrestuarve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura