FOTOT/ Kush është viktima e atentatit në Shkodër, u vra teksa po pinin kafe

Nov 14, 2018 | 16:42
SHPËRNDAJE

Fatos Ferracaku, 31-vjeçari që u ekzekutua sot pak para mesditës në Shkodër ishte kushëri me Arjan Ferracakun, 31-vjeçarin e vrarë më 1 shtator po në Shkodër, ndërsa kalëronte.

arjan-ferracaku-vrasja-00

Sot Fatos Ferracaku ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e Markatës në lagjen “Rus” në Shkodër bashkë me mikun e tij Fatmir Mehaj kur u qëllua nga persona me maska dhe me motor.

Ai ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa miku i tij është jashtë rrezikut për jetën. Sipas qytetarëve, Ferracaku ishte tregtar peshku në markatë.

“Panorama” ka siguruar fotot e viktimës të atentatit që ndodhi sot në qytetin e Shkodrës.

Viktima Fatos Ferracaku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura