FOTOT/ Kush është egjiptiani që mban peng marinarët shqiptarë

Jun 23, 2016 | 17:02
SHPËRNDAJE

“Panorama Online” sjell fotot e shtetasit egjiptian Mohamad Sallam, i cili prej pesë ditësh mban peng një anije peshkimi shqiptare.

Mohamad-Sallam
Mohamad Sallam, egjiptiani qe mban peng marinaret shqiptare

Në këtë anije janë edhe dy marinarë shqiptarë, që mbahen të lidhur. Anija është nisur para pesë ditësh për peshkim, por ka humbur kontaktet me autoritetet portuale të Durrësit.

Ditën e djeshme u zbulua se anija gjendet pranë brigjeve të Aleksandërisë në Egjipt dhe marinari egjiptian kërkon nga pronari i anijes 70 mijë euro që të lirojë dy pengjet shqiptarë.

Ai pretendon se nuk është paguar nga pronari ndaj e ka kryer edhe pengmarrjen.

Mohamad-Sallam2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura