FOTOT/ Kur Mbreti i Anglisë vizitonte Durrësin 154 vjet më parë

Feb 11, 2016 | 18:50
SHPËRNDAJE

Princi i Uellsit, i cili më pas u bë Mbreti Eduardi i VII i Anglisë rezulton se ka vizituar Durrësin në shkurt të vitit 1862. Jahti mbretëror “Osborne”, u ankorua në portin e qytetit për disa ditë, ku Princit u munduan t’i tregonin rrënojat antike të Durrësit.

Princi Eduard në ditarin e tij shkruan për kalërimin në kodrat e Durrësit shkroi mbi historinë e këtij qyteti të mbuluar nga heshtja e kohës, injoranca otomane dhe banorët që shkelnin mbi historinë.

12670455_10207663908251647_3385002825072842481_n
Eduardi dhe profesorët që e shoqëruan në udhëtim

“Në shkurt të 1862 jahti mbretëror “Osborne” hyri në Limanin e Durrësit. Një port i vogël por piktoresk Otoman në brigjet shqiptare. Jahti kishte si mysafir të shquar Princin e Uellsit, më vonë Mbreti Eduardi i VII i Anglisë”, shkruan Auron Tare.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit vijon më tej duke treguar se, “Princi i Kurorës i biri i Mbretëreshës së famshme Viktoria udhëtonte për katër muaj në Lindjen e Mesme si pjesë e edukimit të tij klasik. Itinerari i udhëtimit ishte përzgjedhur me shumë kujdes nga Mbretëresha dhe Princi shoqërohej nga profesorë të historisë antike, arkeologë të shquar dhe fotografi i Familjes Mbretërore Francis Bedford.”

12661976_10207663915451827_5264792228148103883_n

Korfuzi dhe jahti mbretwror Osborne

“Princi qëndroi vetëm disa ditë në Durrës ku shoqëruesit e tij u munduan t’i tregonin rrënojat antike të një metropoli që dikur kishte një famë të madhe dhe ku emra të njohur të historisë kishin lënë gjurmët e tyre.”

Trimat që shoqëruan Princin
Trimat që shoqëruan Princin

“Imagjinoni 152 vjet të shkuara megjithëse Durrësi otoman ishte një gjysmë mocalishte rrënojat madhështore të së shkuarës ndillnin kureshtjen e Mbretëreshës Viktoria dhe të gjithë shpurës së profesorëve klasike anglez. Princi Eduard i cili kalëroi kodrave të Durrësit shkroi në ditarin e tij mbi historinë e këtij qyteti të mbuluar nga heshtja e kohës, injoranca otomane dhe banorët që shkelnin mbi historinë.

12742033_10207663914931814_6087355724007495990_n
Hamejtë e Durrësit

Po sot? A do të ishte Durrësi një qytet ku cilido Mbret apo Mbretëreshë, profesorë apo fotograf, qytetar apo fshatar do të donte t’i jepte edukimin klasik fëmijëve të vet?”

12647058_10207663914971815_2442663866305008413_n
Xhamia e Durrësit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura