FOTOT/ Kombëtarja tjetër që mbërriti sot në Rinas….

Jun 23, 2016 | 20:05
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që e gjithë vëmendja e ditës së sotme ishte te lojtarët kuqezinj që ktheheshin nga aventura në Francë, një tjetër ekip ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, por pa shumë zhurmë.

13516395_1039757156107624_5887230570173247786_nBëhet fjalë për kontingjentin e 3-të paqeruajtës, i cili kreu me sukses misionin ushtarak në Kabul, Afganistan, në kuadër të operacionit të NATO “Resolute Support Mission”.

Ata u pritën nga familjarët dhe në mjediset ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, përmes një ceremonie ushtarake

Ministrja Kodheli përshëndeti kthimin e ushtarakëve nga Afganistani përmes një mesazhi në “Facebook”.

“Të gjithë shqiptarët presin sot kthimin e kombëtares së futbollit, por ndërkohë ne pritëm “kombëtaren” e Forcave të Armatosura, e cila shërbeu për rreth 6 muaj në Resolute Support Mission në ‪#‎Kabul të Afganistanit. Nuk është se kanë shumë ndryshim nga njëra-tjetra; e para na nderon në sytë e Evropës, e dyta në sytë e aleatëve. Mirëserdhët djema, shijojeni verën”!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura