FOTOT/ Kjo është kryeministrja më e re në botë, jeta me nënën dhe njerkun në banesën me qira: Kur isha fëmijë ndihesha e padukshme, nuk flisja dot për…

Dec 9, 2019 | 10:59
SHPËRNDAJE

Kryeministrja me e re ne bote eshte ajo e Finlandes, Sanna Marin, 34 vjecarja qe ishte me heret ministrja e Transportit në Finlandë. kryeministre finlande Sanna Marin

Ajo mori votat e partise se saj Socialdemokrate nje dite me pare per te marre ne dore drejtimin e qeverise.

BBC raporton se partia e saj më e madhja në koalicionin qeverisës, kurse vete Marin do te mbahet med si kryeministrja më e re në botë, sigurisht kur te betohet per marrjen e detyres.

Cila është prejardhja e Marin?

Mediat raportojne se Sanna Marin jetonte në një apartament me qira me nënën dhe partnerin e nenes se saj. Mediat vendase ne vitin 2015, duke iu referuar deshmive te dhena nga vete ajo, shkrujane se ne femijeri ajo ndihej e “padukshme” sepse nuk ishte në gjendje të fliste hapur për familjen e saj.

Por ajo tha që nëna e saj kishte qenë gjithmonë mbështetja e saj dhe ishte pikerisht ajo qe e bëri atë të besonte se mund të arrinte gjithçka që dëshironte. Ajo ishte personi i parë në familjen e saj që shkoi në universitet.

Marin u ngrit shpejt në radhët e Social Demokratëve, duke drejtuar administratën e qytetit në Tampere në moshën 27 vjeç dhe duke u bërë deputete në 2015.

Ajo ka qenë ministër e transportit dhe komunikimit që prej qershorit dhe ka një vajzë 22-muajshe.

Marin, e cila fitoi votat me nje diference te ngushte pranoi se perpara ka shume pune per te bere, se pari me ridnertimin e besimit.

“Ne kemi shumë punë për të bërë për të rindërtuar besimin,” u tha ajo gazetarëve. Nderkohe qe pyetjeve lidhur me moshen e saj te re per nje kryeministre, ajo iu pergjigj shkurt: “Unë kurrë nuk kam menduar për moshën dhe gjininë time. Unë mendoj për arsyet që kam hyrë në politikë dhe per qto gjëra për të cilat kemi fituar besimin e elektoratit”.Z5CUWR2CJNA2BA3W3E24A3CUXI 1217859-31aa97dc-c069-4ed0-a2e1-6850ad3a0c82_s1430x0_q80_noupscale sanna-marin.r_d.600-314 4884222-n s5-1 _110054713_0f01a01a-ea41-4bce-8b90-fa21d188a35b s3-2 s2-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura