Deputeti Eduart Ndocaj, i cili ka deklaruar se do të garojë për kreun e PS-së në kongres ishte sot në Maternitetin e Lezhës ku denoncoi kushtet skandaloze sipas tij, në të cilat lindin foshnjat atje.
“Banjot jane te gjitha te amortizuara. Jashte cdo standardi higjenik te pranueshem. Dysheket jane skandaloze, me vite pa lare dhe nderruar, me vrima sikur te jene gjuajtur me kallashnikov.
Madje edhe tek salla e lindjes, ne vendin ku ngrohet femija sic e shikoni edhe ne foto nuk ma fare dysheke, por dy sfungjere qe jane te papranueshem.
Mungese ilacave. Ato me te rendeshmit nuk ekzistojne ne spitale dhe pacientet duhet t’i blejne privatishte jashte”, shkruan Ndocaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al