FOTOT/ Kapet furgoni me 325 kg kanabis, ishte nisur për në Greqi

Jul 13, 2016 | 9:32
SHPËRNDAJE

Policia ka sekuestruar rreth 325 kg lëndë e dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, që transportohej me një furgon, e që dyshohet se kishte destinacion shtetin grek.

Furgoni me droge

Policia e Vlorës bën me dije se në pranga u vu drejtuesi i mjetit, shtetasi Afrim Çifliku, 43 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.

Operacioni ishte koduar “NDRYSHE” dhe u finalizua në fshatin Vrion, Delvinë. I arrestuari ishte duke drejtuar automjetin tip “Ford-furgon” me targë AA706JR, brenda të cilit kishte fshehur një sasi të konsiderueshme me drogë.

image-0-02-01-13fc53b25265ede75d6a61f3305944538cb0f32db6cd0a2f904a3c60334fb525-V

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike në total – 325 kg (kilogram) të llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike, ishte e ndarë në 61 pako, në formë thasësh ngjyrë gri dhe të zezë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Dyshohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte shteti Grek.

Punohet për zbulimin, identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

2 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura