Kamionë e helikopterë, fëmijë që u matet temperatura dhe… Ministrja e Mbrojtjes nxjerr fotot nga Kakavija, ç’ka ndodhur natën

Aug 15, 2020 | 10:14
SHPËRNDAJE

Nderkohe qe mijera shqiptare e kane gdhire ne makinat e tyre edhe kete nate ne pritje te kalimit drejt Greqise, permes Kakavijes, ne terren kane zbarkuar efektivet e Forcave te Armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, teksa ka postuar disa foto, njofton se “Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenën sanitare në terren”.

Sipas saj, autoritete diplomatike jane ne komunikim me palen greke, por qytetaret vijojne pritjen rraskapitese prej tre ditesh tashme ne nje radhe qe nuk po i duket fundi.

Mesazhi i Xhackes 

Autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, ndërkohë Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenën sanitare në terren.
FA në krye të detyrës!??

117842517_3140324862669879_5065637833423561051_o 117801230_3140325006003198_187246739283195874_o 117811586_3140325156003183_3811601777462690725_o 117893188_3140325296003169_500136988872542431_o 118004815_3140325346003164_8568075099298002330_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura