FOTOT/ Jorida Tabaku ose deputetja “bardhezi”, 36-vjeçarja që sfumon hiret me pahir

Oct 22, 2015 | 16:00
SHPËRNDAJE

Ajo ka hyre shpejt në rrugën e politikës. Në moshën 36-vjeçare, Jorida Tabaku ka arritur të ketë poste të larta në forcën ku aderon, Partinë Demokratike, si dhe në Parlamentin shqiptar, ku si deputete është anëtare e Komisioneve Parlamentare të Ekonomisë dhe Financave, si dhe të Integrimit Europian.

jorida 5
Është e bukur në fytyrë dhe trup, ka një sharm natyral që e karakterizon, duke e bërë ndoshta edhe deputeten më “kinge” të Kuvendit shqiptar, siç edhe është quajtur shpesh në rrjetet sociale. Por, pavar- ësisht sensualitetit, Jorida Tabaku përpiqet të sfumojë “me zor” hiret e saj, sidomos sa i përket gardërobës.

jorida 2
Duke vëzhguar daljet publike si në konferenca shtypi e Parlament, por edhe fotografitë e hedhura prej saj në profilin personal të “Facebook”-ut, vëmë re se në shumicën e rasteve, thuajse 80 për qind, ajo bën një grim thuajse inekzistent dhe vishet në versionin bardhezi. Rrobat e saj janë formale, me prerje gati njësoj, me jaka të mbyllura dhe deri te gjuri.

jorida 3
Duke qenë se deputetja demokrate ka trup të zhdërvjellët, nuk mund të themi se nuk i shkon çdo gjë që vesh, por çështja është se rrobat bardhezi dhe prerjet brenda kornizave të njëjta e nxjerrin më të madhe në moshë, ndërkohë që ajo është vetëm 36 vjeç. Ndërsa koleget e saj, që kryesisht janë më të mëdha në moshë se Jorida, vezullojnë në ngjyra e shpeshherë shpërthejnë në dekolte e fustane të shkurtra…

jorida 4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura