FOTOT/ Jonida Vokshi na prezanton me Emin, moderatorja i vendos “syrin” për djalin e saj. Ja komenti i “vjehrrës” së ardhshme

Sep 21, 2020 | 10:44
SHPËRNDAJE

Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë në muajin qershor. Aktorja u tregua e rezervuar për sa i përket zbulimit të imazhit të vajzës së saj në rrjetet sociale.

Ajo postoi foto krah vogëlushes por gjithmonë u sigurua që ti mbulojë fytyrë.

Megjithatë, mbrëmjen e së dielës, Jonida Vokshi vendosi të prezantojë me ndjekësit, Emin, katër muaj pas ardhjes së saj në jetë.

Aktorja e njohur publikoi fotot e para ku zbulon fytyrën e vogëlushes së saj.

“Sonte donim t’ju prezantonim me Emin tonë, e cila ju përqafon shumë ❤️?!

P.s. Besniku sigurisht komenton: E bukur si baba vet?”- shkroi ajo.

Me bukurinë dhe ëmbëlsinë e saj, Emi i ka fituar zemrën Klea Hutës, e cila gjithashtu u bë nënë për herë të parë në qershor.

Moderatorja ia ka vënë syrin vogëlushes për djalin e saj Krid, që erdhi në jetë vetëm 14 ditë para Emit.

Si vjehrra e ardhshme, Klea Huta i dedikoi fjalët më të bukura vajzës së mikes së saj.

“Ohhh shpiiirt i vogel, mos te pafte syri keq ????? te dua Emiiiii, kjo pra miq është nusja e djalit tim ???”– komentoi ajo.

/Panoramaplus.al

  

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura