FOTOT/ Jeta jashtë kamerave e Lulzimit të “Përputhen”, i bëhet ves dalja me disa vajza njëkohësisht

Sep 19, 2020 | 13:36
SHPËRNDAJE

Lulzim JashariNuk mund të mos thuash që mes tij dhe Antonetës nuk pati shkëndija. E kemi fjalën për Lulzim Jasharin e programit “PërPuthen”, i cili gjatë gjithë pjesëmarrjes së tij në emision sezonin e kaluar e kishte shprehur hapur pëlqimin që kishte për Antonetën. Një pëlqim ky që është reflektuar edhe tek Antoneta, e cila zgjodhi disa takime atë.

Mirëpo, pranë fundit të emisionit, Antoneta u shpreh se Lulzimin e shikonte vetëm si shok, duke avantazhuar në këtë mënyrë Anduelin, të cilin e zgjodhi në një takim të radhës. Në këto rrethana, Lulzimi vendosi që të largohet nga rubrika, duke falënderuar të gjitha fansat dhe produksionin që e kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe. Lulzim Jashari u komentua si mashkulli më simpatik i “Përputhen”, i ardhur nga Kosova, i cili ka bërë për vete shumë femra me pamjen e tij.

E duket se hyrja në një program njohjesh i është kthyer në ves Lulzimit, pasi “Instagram”-in e ka mbushur me poza me disa vajza të ndryshme, aq sa nuk dihet nëse flirton me secilën. Ai ka filluar karrierën e tij në botën e televizionit vite më parë si model, jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe sete të realizuara jashtë kufijve shqiptarë. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në projekte filmash dhe videoklipe muzikore. Për sa i përket “Përputhen”, ai ka tërhequr mjaft vëmendje dhe tashmë është tepër aktiv në rrjetet sociale. Sa i përket programit, trekëndëshi i formuar nga Lulzimi, Antoneta dhe Anduel nuk arriti kurrë që t’i bashkonte kulmet e saj. Kjo, pasi Antoneta vendosi që nga “PërPuthen” të largohej e vetme dhe të mos lidhej në çift.

119599660_3281639811872668_115002723481740236_n

E ftuar përsëri në “PërPuthen” për të sqaruar arsyet që e dërguan në këtë vendim, Antoneta u shpreh se me Lulzimin ka pasur disa ulje-ngritje dhe pëlqimi i saj për të u venit akoma më shumë nga zhvillimet e fundit. Mënyra që Lulzimi është shprehur me të, sjellja me konkurrentët e tjerë, ftohtësia e treguar, bëri që Antoneta të hiqte dorë prej tij. “Në takimin e parë ai kishte një sjellje të ftohtë sepse unë u vonova. Lulzimi kur ka ardhur nga karantina ka pasur një sjellje arrogante. Ai erdhi në studio, u ul dhe duhet t’ia kujtonin të tjerët që të më takonte.

Mënyrë arrogante që po fliste me njerëzit e tjerë, mua nuk më ka pëlqyer. Për çfarëdolloj sjelljeje ka nivele të ndryshme. Unë ia kam shprehur mospëlqimet e mia. Në shumicën e rasteve që unë i kam shprehur Lulzimit dhe Anduelit, kanë pasur disa gjëra që nuk më kanë pëlqyer”, u shpreh ajo. Ndërkohë Lulzimi do të mbahet mend për largimin e tij nga programi.

119857656_2779143745738645_779413248587437722_n 119722106_1198507210520905_1517639233469871248_n 119810364_701388027139012_6180824213917315537_n 119751944_629106804664900_1998996000364403029_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura