FOTOT/ Java e modës në Paris, modelet me maskë në fytyrë mes frikës nga koronavirusi

Feb 28, 2020 | 14:07
SHPËRNDAJE

Mes frikës së përhapjes së koronavirusit, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Javën e Modës në Paris.

Modelet janë shfaqur në pasarelë me fytyrë të mbuluar.

Veshjet ishin pjesë e koleksionit të stilistes franceze Marine Serre.

Sfilata u zhvillua mes shqetësimeve në rritje për shpërthimin koronavirusit, që shkaktoi rënie të tregjeve në gjithë botën të premten.

Në koleksionin e saj këtë javë, Serre tregoi një gamë veshjesh që mbulonin fytyrat e modeleve.

Por përveç modeleve që sfilonin në Javën e Modës në Paris, gjithashtu edhe disa anëtarë të audiencës mbanin maska.

Njerëzit që ishin të ftuar në sfilatë për të parë koleksionin vjeshtë/dimët të Dries Van Noten gjithashtu u panë të mbuluar në fytyrë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura